Shqipëria

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO lë në burg të akuzuarit


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit.

Detaje të reja dolën në dritë pas ekzekutimit të vëllezërve, të cilët u vranë në prill të vitit 2020.

Dy ditë më parë, Policia i arrestoi dy shtetasit banues në Larushkë dhe Fushë Mamurras.

Sipas policisë të arrestuarit janë vrasës me pagesë, pasi janë kontaktuar nga N.D dhe T.Ç, të cilët u kanë ofruar shuma parash për kryerjen e krimit.

Të dy personat e arrestuar kanë pranuar ofertën dhe i kanë ruajtur dy vëllezërit për t’u bërë pritë.

Në ditën që të akuzuarit kanë vendosur të kryejnë vrasjen e vëllezërve, Enver Diva ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe nuk ka marrë pjesë në vrasje.

Në këtë mënyrë, vrasjen e kanë marrë përsipër vetë T.Ç së bashku me N.D., A.N. dhe të arrestuarin Besian Xhixhën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore