Lajme

Vrasja e 6-vjeçarit mysliman në Illinois do të hetohet si krim i urrejtjes


Merrick Garland, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ndjehet “zemërthyer” për vrasjen e një djali 6-vjeçar palestinezo-amerikan.

Ai ka ravijëzuar se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim për krimin e urrejtjes.

“Ky incident nuk mund të mos rrisë më tej frikën e komuniteteve myslimane, arabe dhe palestineze në vendin tonë në lidhje me dhunën e nxitur nga urrejtja”, ka thënë Garland.

Ai ka shtuar se “askush në SHBA nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës për shkak të mënyrës se si të adhurojnë ose nga vijnë ata ose familja e tyre”.

Një djalë mysliman palestinezo-amerikan, 6-vjeçar, u godit me thikë për vdekje dhe nëna e tij u plagos rëndë në zonën e Çikagos, thotë Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR).

Një burrë 71-vjeçar – pronari i shtëpisë ku ata qëndronin – është akuzuar për vrasje, pasi autoritetet thonë se ai e goditi me thikë 26 herë djalin dhe plagosi rëndë një grua 32-vjeçare, sepse ata ishin myslimanë.

Policia tha se burri, i cili është akuzuar për një krim urrejtjeje, kishte në shënjestër fëmijën dhe nënën e tij për shkak të “identitetit të tyre mysliman dhe konfliktit të vazhdueshëm të Lindjes së Mesme që përfshin Hamasin dhe Izraelin”, raportoi kanali lokal i lajmeve ABC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore