Sport

Vllaznia, rruga për titull kalon nga Kukësi


Kategoria Superiore do të luajë ditën e premte një ndeshje për javën e 32-të. Kukësi do të presë Vllazninë duke filluar nga ora 18:00 në “Elbasan Arsena”.

Ndeshja hapëse e javës së 32-të, i gjen të dy ekipet me objektiva të ndryshme. Kukësi renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë. Vllaznia renditet në vendin e tretë me 54 pikë.

Vendasit janë shtatë pikë larg rënies nga kategoria dhe gjashtë pikë larg play-off për qëndrimin në Superiore. Shkodranët janë tri pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Teuta.

Në ndeshjet si ekip pritës, verilindorët kanë arritur të grumbullojnë 15 pikë në 15 ndeshje. Katër fitore, tri barazime dhe tetë humbje në shtëpi për Kukësin, që ka shënuar 12 gola dhe ka pësuar 19.

Vllaznia si ekip udhëtues, në 15 ndeshje ka arritur të grumbullojë 26 pikë. Janë shtatë fitore, pesë barazime dhe tre humbje për shkodranët, që kanë shënuar 17 gola dhe kanë pësuar pesë.

Tre ndeshjet e fundit përballë njëra-tjetrës, të luajtura përgjatë këtij kampionati, kanë përfunduar me rezultatet 0-0 dhe 2-4 për Kukësin në Shkodër dhe 0-1 ka fituar Vllaznia në fushën e Kukësit.

Në këtë ndeshje, Kukësi vjen pas tre humbjeve rresht, me Laçin 2-0, me Teuten 0-2 dhe me Partizanin 4-0.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 me Teutën, humbjes 1-0 me Tiranën dhe fitores 2-1 me Skënderbeun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore