Lajme

Vdes një punëtor në Klinë, bie nga kati i tretë i objektit


Ilustrim.

Një person ka vdekur të enjten e 14 prillit në Grabanicë të Klinës, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit nga një objekt.

Lajmin Për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Gashi.

Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, ai tha se rasti është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore