Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar shtatё humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 467 persona.
Kjo ditë ka shënuar rёnie të rasteve pozitive, nga 591 që ishin një ditë më parë.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 159 pacientë, ku 19 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 427 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173 mijë e 870 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 2 mijë e 909 qytetarë. Janë kryer mbi 1.2 milionë testime totale dhe 3 mijë e 973 testime ditore.
Aktualisht janë 7 mijë e 561 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Fushata e vaksinimit
Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo zgjati dhe për muajin shtator.
Nisma i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
Gjithashtu janё ngritur qendra të shumta vaksinimi anti-COVID pranё universiteteve tё vendit, në të cilat vijon vaksinimi i studentëve dhe stafit pedagogjik.
Vaksinimi i studentёve u shpall pak kohë më parë i detyruar pёr gjithё studentёt, teksa pritet fillimi i vitit të ri shkollor nëpër ambjentet e auditorëve.
E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.8 milionë qytetarë.
Po ashtu, mbi 800 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin