Lajme

Ukraina shkatërron tre ura në Kiev për të ndaluar hyrjen e rusëve


Kievi është zgjuar nga bombardime të shumta orët e para të mëngjesit të 25 shkurtit, kur avionët rusë kanë filluar manovrat në qiejtë e kryeqytetit ukrainas dhe kanë goditur ndërtesa ushtarake, por edhe civile.

Një hap konkret nga ana tjetër, përveç përballjes me agresorin, është marrë nga Qeveria, ku tre ura të rëndësishme, të cilat japin akses për hyrjen në Kiev, janë shkatërruar qëllimisht.

Arsyeja, është ajo e një ndalimi të ardhjes së këmbësorisë ruse, pasi raportime bëjnë me dije se janë vetëm 20 kilometra larg epiqendrës së Ukrainës.

Nëse do të ketë edhe shkatërrime të tjera urash ende nuk dihet, por disa rrugë kalimi po mbahen të hapura, në mënyrë që qytetarët të cilët duan të largohen apo hyjnë në Kiev, të arrijnë ta bëjnë këtë gjë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore