Stil

Tryezarit organike


Dhoma e ngrënies, pavarësisht hapësirës, stilit dhe formës, është një vend ku mblidhet çdo ditë e gjithë familja dhe miqtë për vaktet e ditës, por edhe për raste te veçanta.

Sikurse dhomat e tjera edhe këto pjesë ku kryhet një nga proceset natyrore siç është ngrënja, mund të marrin shumë forma.

Duke filluar nga dhoma me shumë hapësirë, qëndrimi ditorë deri në dhoma ku në qoshe të tyre kanë edhe kuzhinën brenda.

Duke filluar nga disa ide të mira mbi arredimin e dhomës së ngrënies.

Mbizotërimi i pandemisë gjatë tërë vitit 2020, ka ndikuar automatikisht në pamjen e çdo shtëpie.

Pa vizita nga ana e familjarëve, me pastaj shndërrimi i shtëpisë në një ambient ku punohet, sikurse në zyra pune.

Masë krejt kësaj periudhe të ngarkuar, vjen lehtësimi në tryezat e ngrënies në stinën e verës.

Pavarësisht nëse jetoni vetëm, në çift, me familjen tuaj apo në apartamente të përbashkëta, tryeza është bërë aksesori kryesor shtëpiak që nuk përdoret vetëm për të ngrënë.

Është mirë që të bëhet kombinimi i ngjyrave, karrigeve, tavolinave e shumë detajeve tjera.

Me anë të disa ideve ju mund ti ktheni shumë hapësira jofunksionale në ato multifunksionale.

Ofrimi i një mjedisi të mrekullueshëm padyshim që vjen nga një mur plot art.

Nëse nuk mund të jenë të pranishëm shumë njerëz, atëherë ky mur ndihmon për të parë fotografi dhe piktura të këndshëm.

Nëse do të kishit hapësirë ​​të mjaftueshme për tavolinë të madhe, nuk ia vlen që të zihen hapësirat që mund të krijoni ide shume më të gjalla.

Zgjidhni një tryezë të vogël të rrumbullakët dhe vendoseni në cep, kjo ide mobilimi është e shkëlqyeshme kur ia shtojmë edhe një pasqyrë të madhe.

Drita ka një rëndësi të madhe në çdo situatë jetese, me dritat tipike të mëdha, të varura, të cilat kryesisht qëndrojnë mbi tavolinat e ngrënies.

Zgjidhja e një llambe muri do i jepni jepini tryezës një atmosferë më shumë si në studio.

Kombinimi i drurit të gjallë dhe karriget me ngjyrë të bardhë është shumë i bukur.

Kjo tryezë simpatike, ju mundëson të krijoni një vend të ri për të shijuar dhe të zgjateni kohën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore