Lajme

Truss cakton kufirin e çmimit të energjisë për 2 vjet


Kryeministrja e re britanike Liz Truss njoftoi të enjten se kufiri i çmimit të energjisë do të fiksohet në 2 mijë e 500 paundë në vit për një familje tipike për dy vjet nga 1 tetori.

Truss – e emëruar kryeministre të martën – kishte thënë se do të merrte masa të menjëhershme për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Njoftimi shënon një kthesë të madhe nga një udhëheqëse.

Kjo e fundit, kishte përjashtuar “prospektet” gjatë fushatës së saj për të pasuar Boris Johnson, por u detyrua të vepronte për të ndaluar familjet që të varfërohen dhe bizneset që të rrënohen.

Organizatat bamirëse kishin paralajmëruar se miliona familje do të përballen me varfërinë këtë dimër, nëse kufiri i çmimeve mesatare të energjisë lejohet të kërcejë 80 për qind në tetor dhe përsëri në dimër.

Kompanitë janë gjithashtu në rrezik. Shumë prej tyre kanë marrë fatura të reja të energjisë që thonë se kërcënojnë t’i mbyllin bizneset.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore