Sport

Tri shtete, tri ekipe, tri kampionate të fituara


Futbollisti nga Tirana, Geldi Mici, ka arritur të shpallet kampion në tri shtete të ndryshme.

Të parin sukses e arriti në vitin 2018, kur u shpall kampion i Shqipërisë me Skënderbeun e Korçës.

Në atë kohë, skuadra e Skënderbeut eci mirë edhe në Evropë.

Ata u kaluan katër raunde në kualifikimet e Ligës së Evropës, por për fat të keq, nuk u kualifikuan në grupe pasi u eliminuan nga Dinamo Zagreb, vetëm falë një golit të shënuar më shumë si mysafir nga skuadra e Dinamos.

Gledi Mici pastaj udhëtoi te skuadra e Shkëndisë së Tetovës, i cili më pas në vitin e parë aty, arriti të shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut.

Pas një periudhe dy-vjeçare, Mici më pas u transferua te skuadra e Prishtinës, i cili që në sezonin e parë, ndihmoi bardhekaltërit që të shpallen kampion i Kosovës, pas një pritje prej shtatë vjetësh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore