Lajme

Treni godet burrin në Klinë, viktima dërgohet me urgjencë për në QKUK


Një burrë kosovar është goditur nga treni në mëngjesin e së enjtes në qytetin e Klinës, më saktësisht rreth orës gjashtë e dhjetë minuta.

Kështu ka bërë të ditur për Albanian Post zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili po ashtu ka zbuluar se ekipet për ndihmën mjekësorë janë nisur drejt Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku viktima do të trajtohet me urgjencë.

“Sot rreth orës 6 në mëngjes në qytetin e Klinës, treni e ka goditur një qytetar, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin kemi vetëm këto informacione”, ka thënë ai.

Autoritetet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në përpjekje të zbardhjes së rrethanave se si ka ndodhur rasti në fjalë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore