Sport

Tre klube nga Serie A dhe një nga Premier League në ‘luftë’ për Buongiorno-n


Alessandro Buongiorno

Alessandro Buongiorno është emri i nxehtë për merkaton këtë verë, pasi Inter-i thuhet se i bashkohet Napoli-t, Tottenham-it dhe Juventus-it në garën për mbrojtësin e Torino-s.

Qendërmbrojtësi pritet gjerësisht të largohet nga Toro në fund të sezonit, megjithëse ai do të ketë një tarifë prej 40 milionë eurosh.

Kishte raporte në “Corriere dello Sport” këtë javë se Napoli ishte gati të ofronte 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për italianin.

Eksperti i transferimeve të “Sky Sport Italia”, Gianluca di Marzio paralajmëron se Inter-i gjithashtu ka vënë syrin te Buongiorno, i cili do të ishte dukshëm më i lirë se zgjedhja e tyre e parë, mbrojtësi i Atalanta-s, Giorgio Scalvini.

Zikaltërit tashmë e kanë përforcuar skuadrën e tyre me transferimet falas të Piotr Zielinski-t nga Napoli dhe sulmuesin e Porto-s, Mehdi Taremi.

Objektivi i tyre i radhës duhet të jetë mbrojtja dhe Buongiorno i përshtatet, pasi ai është italian dhe tashmë i mësuar me një sistem me tre lojtarë.

Juventus-i është gjithashtu duke kërkuar emra në prapavijë, megjithëse sjellja e kapitenit Buongiorno nga rivalët të tyre të qytetit mund të jetë e ndërlikuar pasi Gleison Bremer tashmë bëri të njëjtin udhëtim të diskutueshëm.

Tottenham janë pretendentët e tjerë të mundshëm për Buongiorno-n këtë verë.

Buongiorno mbush 25 vjeç në qershor dhe ka tre paraqitje për Italinë, por pritet të jetë pjesë e skuadrës së Luciano Spalletti-t në Euro 2024.

Kontrata e tij me Torino-n zgjat deri në qershor 2028 dhe Buongiorno-s iu dha nderi të shtunën të lexojë emrat e 31 personave që vdiqën në Superga në 1949, duke zhdukur skuadrën e “Grande Torino”-s në një aksident avioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore