Sport

Trajnerit të basketbollit të Maqedonisë së Veriut, Dragan Bajiç, i ndalohet hyrja në Kosovë


Trajnerit serb të basketbollit, Dragan Bajiç, që udhëheq klubin e Igokea-s së Maqedonisë së Veriut dhe kombëtaren e këtij vendi, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Bajiç, në Kosovë do të ishte vetëm për të udhëtuar në Stamboll.

Mirëpo, atij i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Trajneri që është zgjedhur më i miri në ABA League, do të fluturonte nga Prishtina në Stamboll, dhe më pas deri në Gjeorgji.

Megjithatë, autoritetet kosovare nuk ja kanë lejuar atij këtë gjë, kështu që Bajiç është i vetmi nga grupi i Maqedonisë së Veriut, që nuk ka mundur të udhëtojë për në Prishtinë.

“Jam aktualisht në Shkup dhe jam i shokuar që nuk do të jem i lejuar të hyj në territorin e Kosovës”, tha Bajiç.

“Nuk kam ndonjë shpjegim se pse kjo gjë ka ndodhur”, shtoi ai.

“Është krijuar një problem i panevojshëm për federatën e Maqedonisë, sepse ata tashmë janë të detyruar të kërkojnë alternativa që të më dërgojnë mua në Stamboll për t’u takuar me pjesën tjetër të ekipit”, u shpreh Bajiç.

“Unë tani nuk do të jem në gjendje të stërvisë skuadrën time, sepse do të më duhet të shkoj në Stamboll më herët”, mbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore