Sport

Tokyo – alarmi i fundit: “mungojnë mjekët dhe infermierët”


Lojërat Olimpike të Tokios rrezikojnë të mos kenë personel të mjaftueshëm shëndetësor, sepse mjekët dhe infermierët e përfshirë në luftën kundër pandemisë vështirë se do të pranonin të bëhen vullnetarë për Lojërat. Kjo u deklarua, (sipas faqes në internet të “ChannelNewsAsia”), nga drejtori i Shoqatës Mjekësore të Tokios, Satoru Arai, të cilit qeveria japoneze i ka kërkuar të sigurojë të paktën 3 mijë e 5 qind njerëz për stafin mjekësorë.

“Është e pamundur, me ç’shihet” – shpjegon Satoru Arai -. “Edhe mjekët që fillimisht nënshkruan zotimin thonë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të marrin pushim për Lojërat ndërsa spitalet e tyre janë plotësisht të mbingarkuara dhe unë nuk mund t’i shtyjë ata të dalin vullnetarë”.

Disa ditë më parë, ministri për Lojërat Olimpike Seiko Hashimoto, i tha parlamentit se qeveria pret që të ketë të paktën 10 mijë njerëz në stafin mjekësor për Lojërat, të cilat do të mbahen nga 23 korrik deri në 8 gusht.

“Organizimi i Lojërave pa publikun do të ishte një mënyrë për të zvogëluar shumë nevojën për të gjetur mjekë” – komenton Arai -. “Shoqata ime beson se kështu duhet të bëhet”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore