Sport

Thiago Silva: Transferimi i Ramos te PSG më trishtoi


Thiago Silva u  largua nga skuadra e Ligue 1 vitin e kaluar dhe ka pranuar se ai është lënë i lënduar nga transferimi i Sergio Ramos.

Thiago Silva ka pranuar se vendimi i Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Sergio Ramos e ka lënë atë “me të vërtetë të trishtuar”, pasi atij nuk iu ofrua një marrëveshje e ngjashme, pavarësisht se dyshja ishin afër moshës.

Ish-kapiteni i Real Madridit, Ramos, është një nga transferimet e profilit të lartë në Parc des Princes këtë verë, teksa skuadra e Ligue 1 kërkon të forcojë shpresat e tyre për një sfidë të suksesshme evropiane.

Megjithatë Silva, i cili po hyn në vitin e tij të dytë në Chelsea pas largimit të tij nga PSG në, ka pranuar se nuk ka asnjë problem me Ramos.

“Unë nuk kam asgjë kundër Sergio Ramos, por Sergio, në kohën kur i ofruan një kontratë dyvjeçare, ishte në të njëjtën moshë me mua vitin e kaluar,” tha 36-vjeçari.

“Kjo më trishtoi, unë ende nuk kam folur për këtë me askënd, sepse më trishtoi vërtet sepse ndjeva se nuk kisha bërë asgjë për klubin”.

“Largimi im është një faqe që është përfunduar, por në të njëjtën kohë mendoj shumë për gjithçka që ka ndodhur. Mendoj se mund të kishte zgjidhje tjerër.

“Sepse nuk ishin tetë ditë, ose tetë muaj që kalova me PSG, ishin tetë vjet me shumë fitore, shumë punë për të e bërë PSG-n klubin që është sot”.

“Unë dua që PSG të fitojë, sepse klubi meriton të gjithë respektin. Por, në mënyrën sesi gjërat shkuan, unë kam një ndjenjë trishtimi dhe mendoj se mund të ishte bërë ndryshe”, përfundoi Silva.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore