Sport

Teuta zyrtarizon rikthimin e bujshëm


Klubi i Teutes ka zyrtarizuar rikthimin e Sherf Kallakut. Kallaku vjen si huazim i thjeshtë nga kroatët e NK Lokomotiva.

23-vjeçari ishte pjesë e Teutës për dy sezone, nga vitit 2018 deri në 2020. Në gushtin e 2020 ai u transferua te NK Lokomotiva për shifrën e 150 mijë eurove.

 

Kallaku në ligën e kryesore të futbollit kroat, NHL, u paraqit në 26 ndeshje me fanellën e Lokomotiva-s, ku shënoi dy gola dhe asistoi tre herë.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë i gatshëm për sfidën kualifikuese në Ligën e Kampionëve që durrsakët do të kenë përballë Sheriff Tiraspol-it në datat 7 dhe 13 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore