Lajme

Tetë të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar tetë persona të vdekur nga COVID-19 dhe 88 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 4 mijë e 704 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 651 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 4 mijë e 800.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 718.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 763 mijë e 877 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 493 mijë e 794.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë katër persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore