Sport

Tebas: “Florentino Perez po e mban peng Barcelonën”


Javier Tebas, Presidenti i La Ligës

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka deklaruar se Barcelona po mbahet peng nga Florentino Perez, pasi ai reflektoi mbi vendimet e fundit të klubit katalanas.

Tebas ka thënë se Barcelona ishte gati të nënshkruante për marrëveshjen CVC të LaLiga, por ndryshoi mendje kur Perez i tha ndryshe.

“Florentino Perez e mban peng Barcelonën”, tha Tebas në intervistë.

“Barcelona ishte në marrëveshje me marrëveshjen CVC për rreth një muaj, derisa Real Madridi tha jo.

“Ka një kompleks inferioriteti në klub me Florentino Perez”, tha Tebas.

Gjatë intervistës, Tebas foli edhe për largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Unë e di se largimi i tij nuk ishte për arsye ekonomike dhe se mund të ishte shmangur”, tha presidenti i LaLiga.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore