Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një person


Një person është plagosur me armë zjarri të premten e 13 janarit në afërsi të një qendre tregtare në Fier.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes shtetasi ishte me vajzën e tij të vogël në momentin që persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas të njëjtave burimeve, autorët qëlluan të paktën tre herë në drejtim të personit në fjalë dhe një prej plumbave e prekën në pjesën e barkut.

Autorët mësohet se udhëtonin me një makinë tip Toyota. Aktualisht e gjithë zona është rrëzuar nga forcat e policisë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore