Lajme

Të paktën 18 të vrarë dhe qindra të plagosur në trazirat e Uzbekistanit


Të paktën 18 persona u vranë dhe 243 u plagosën gjatë trazirave të javës së kaluar në provincën autonome të Uzbekistanit Karakalpakstan.

Trazirat, lidhur me ndryshimet e planifikuara kushtetuese që prekin statusin e Karakalpakstanit, përbën sfidën më të rëndësishme për qeverisjen e presidentit, Shavkat Mirziyoyev, që kur ai erdhi në pushtet nga posti i kryeministrit në vitin 2016.

Mirziyoyev hoqi dorë nga planet për të amenduar nenet e kushtetutës në lidhje me autonominë e Karakalpakstanit dhe të drejtën e tij për t’u shkëputur, një ditë pasi protestuesit u përpoqën të kapnin ndërtesat e qeverisë lokale në periudhën më të keqe të dhunës në gati 20 vjet.

Presidenti shpalli gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në provincën veriperëndimore, ku banojnë Karakalpaks, një grup minoriteti etnik.

Forcat e sigurisë arrestuan 516 persona, ndërsa shpërndanin protestuesit të premten e kaluar, por tani kanë liruar shumë prej tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore