Muzikë

Taylor Swift zbulon “planin sekret rezervë” për njoftimin e albumit të ri “The Tortured Poets Department”


Këngëtarja Taylor Swift rifilloi pjesën ndërkombëtare të turneut të saj “Eras” të mërkurën e 7 shkurtit në Tokio, ku ndau disa detaje rreth albumit të saj të ardhshëm, “The Tortured Poets Department”.

Këngëtarja dha lajmin për LP-në e saj të 11-të gjatë ceremonisë së “Grammy 2024” më 4 shkurt, pasi fitoi albumin më të mirë vokal pop për “Midnights”.

Por, nëse ajo nuk merrte fitonte ndonjë çmim atë natë, ajo kishte një plan emergjence për zbulimin e albumit, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Taylor Swift – “Oscars 2024”.

“Duke shkuar në ‘Grammy’, duke hyrë brenda, e kisha këtë plan”, i tha Swift publikut në Tokio, duke shtuar se ajo e kishte ndarë lajmin me vetëm disa njerëz, përfshirë producentin Jack Antonoff.

“Por unë me të vërtetë nuk u kisha thënë shumë njerëzve të tjerë. Mendova, nëse kam fatin të shkoj atje lart dhe të fitoj një gjë sonte, thjesht do ta bëj. Do të shpall albumin tim të ri”, tha ajo.

“Dhe për fat të mirë, kjo përfundoi duke ndodhur. Plani im rezervë ishte se do ta bëja sonte në Tokio. Por falë jush dhe mbështetjes suaj, pata fatin të fitoja një ‘Grammy’ dhe t’ju tregoja për këtë direkt nga skena atje. Dhe tani mund të flasim për të më pas, mund të bëjmë si një përmbledhje sonte”, shtoi Taylor.

“The Tortured Poets Department”, do të publikohet më 19 prill, përmban 16 këngë të reja, plus një këngë bonus të quajtur “The Manuscrip”.

Swift i tha audiencës se ajo filloi të punonte për albumin menjëherë pasi u shfaq në “Midnights”.

Taylor Swift.

“Unë kam punuar për të për rreth dy vjet”, tha ajo.

“Vazhdova të punoja për të gjatë gjithë turneut në SHBA, dhe kur ishte perfekt, për mendimin tim – kur ishte mjaft i mirë – e përfundova. Jam kaq e  emocionuar sa së shpejti do ta dëgjoni, së shpejti do ta përjetojmë atë së bashku”, përfundoi ajo.

“The Tortured Poets Department”, është albumi i saj i parë me materiale krejtësisht të reja që nga “Midnights” i tetorit të vitit 2022.

Swift gjithashtu ka ri-regjistruar të gjitha gjashtë albumet e saj të para pasi kompania e saj e vjetër diskografike, Big Machine, ia shiti kasetat e saj master manjatit të muzikës Scooter Braun në vitin 2019.

Taylor Swift zbulon detajet e albumit të ri ndërsa spekulimet për pjesëmarrje në “Super Bowl” vazhdojnë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore