Sport

Tanguy Ndombele kthehet te Lyon


Tanguy Ndombele është kthyer te Lyon-i pas 18 muajsh te Tottenham.

Një ndër futbollistët që u prit me shumë bujë gjatë verës së vitit 2020 në Londër, nuk përmbushi pritshmëritë te Tottenham.

Pas 18 muaj dhe tre trajnerëve që nuk e zgjodhën si startues, Ndombele ka vendosur të largohet.

Futbollisti francez do të rikthehet aty nga ku erdhi, pikërisht te Lyon-i.

Raportimet nga mediat angleze dhe ato franceze konfirmojnë që futbollisti ndodhet në Francë ku edhe besohet se iu është nënshtruar testeve mjekësore me klubin.

Lyon do ta transferojë futbollisti në formë huazimi, me mundësi për ta transferuar në fund të sezonit.

Tottenham është pajtuar me ofertën e francezëve, por do të jetë shumë e vështirë që Lyon të kompletojë blerjen e Ndombele-s në verë.

Kjo sepse Tottenham ka vendosur një klauzolë prej 65 milionë eurove për transferimin e tij në kontratën e huazimit.

Mirëpo, Ndombele beson që ky huazim do t’i ndihmojë që të gjej një klub tjetër të madh në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore