Sport

Taktikat e Eddie Howe – plani i madh për të shpëtuar Newcastle-in


Epoka e re te skuadra më e pasur në botë, Newcastle United, është gati të filloj.

Entuaziasmi në qytet ka qenë i madh që nga ardhja e pronarëve Arab, derisa emërimi i trajnerit të ri, Eddie Howe, ka pasur një pritje më të qetë.

Nuk ka dyshim që “qymyrxhinjtë” do ta mbështesin trajnerin e ri nëse rezultatet janë premtuese.

Taktikat që Howe do t’i përdorë te Newcaslte nuk dihen ende, por ai për herë të parë do ta shfaqë vizionin në ndeshjen e së shtunës përballë Brentford në “St. James Park”.

Deri tani, ka qenë një start mizerie i sezonit për Newcastle, që nga 11 ndeshje ka pesë pikë, me pesë barazime dhe asnjë fitore.

Por, më mbështetjen financiare të pronarëve të rinj, ka pasur një ndryshim të madh në ambiciet e klubit.

“Ky ndryshim do të jetë jashtëzakonisht transformativ”, tha Amanda Staveley, një nga drejtueset e klubit.

“A dëshirojmë ta fitojmë Premier League-n brenda pesë apo dhjetë viteve? Po”, u përgjigj ajo.

Klubi ende nuk ka një drejtor teknik, por Staveley nuk rezervoi punën e futbollit vetëm për të tjerët. Ajo shkarkoi Steve Bruce dhe pastaj solli Eddie Howe në klub.

Në konferencën e tij të parë, Eddie goditi çdo pikë që ju intereson tifozëve të Newcastle:

“Jam shumë besimplotë se nuk do biem nga kategoria”, tha ai.

“Nuk bëj as një premtim, përveç se do të jap maksimumin tim që ky klub të ketë sukses”.

“Une dhe drejtuesit e klubit kemi pasur biseda shumë të mira”, tha ish-trajneri i Bournemouth, “dhe jam shumë i impresionuar për planin e të ardhmes”.

“Para se të mendojmë për të ardhmen, duhet të adresojmë problemet aktuale dhe të zhmangim rënien nga kategoria”, mbylli Howe.

Trajneri ka marrë mbështetjen edhe nga legjendja e klubit, Alan Shearer.

“Howe e njeh ligën, e di çfarë është të jesh në një pozitë të vështirë”, u shpreh Sheaer.

“Ai e kupton se çfarë klubi i madh është Newcastle. Do të ketë gabimi sepse klubi nuk është në gjendjen më të mirë, por e di që ai do të përmirsojë ngadalë çdo gabim”.

Kur ishte te Bournemouth, Howe luante me një sistem klasik 4-4-2, por trajneri i ri i “qymyrxhinjëve” ka kërkuar që të përparojë pak.

Ai ka zbuluar që në kohën kur ishte pa punë, ka kaluar ditë të tëra duke analizuar futbollin evropian dhe sidomos atë spanjoll.

Rruga nuk do të jetë lehtë, me Howe që tani fillon rrugëtimin në një ndër ulëset më të nxehta në botën e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore