Lajme

Sveçla: Policia e Kosovës fillon patrullimin ujor në kufi me Serbinë për herë të parë nga paslufta


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës të enjten ka filluar patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikes së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”.

Albanian Post, më herët kishte realizuar një story tek Liqeni i Ujmanit. Avni Gjonbalaj kishte vlerësuar se Liqeni i Ujamnit s’ka pse të ketë debat, meqë është e qartë se ai i takon Kosovës dhe këtë e tregojnë edhe dokumentet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore