Lajme

Sulmi i dytë masiv në Serbi, Vuçiç’i kërkon kthimin e dënimit me vdekje: Dorasi s’do të shohë dritë me sy


Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media pas sulmit të dytë masiv në Serbi, ku një 21 vjeçar vrau tetë persona dhe plagosi më shumë se dhjetë të tjerë, në jug të Beogradit, ka propozuar kryeministres, Ana Bërnabiç, që të rikthejë vendimin për dënimin me vdekje, megjithatë sipas tij një gjë e tillë është kundërshtuar nga kjo e fundit.

Vuçiç ndër të tjera në këtë konferencë për media ka prezantuar disa masa të reja, duke përfshirë punësimin e 1 mijë e 200 policëve të rinj, dënime më të ashpra për mbajtje të paautorizuar të armëve, por edhe thirrje publike për dorëzim të armëve të paligjshme.

“Qeveria do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të udhëzojë MPB-në që urgjentisht dhe pa procedura të përgatisë amendamentet e ligjit për municionet, me të cilat do të forcohen kushtet për mbajtjen e armëve”.

“Ne do të bëjmë çarmatimin e plotë të Serbisë. Dënimet do të jenë të larta për armët ilegale”, ka shtuar ai.

Ai sulmin e dytë e ka konsideruar si akt terrorist duke thënë se dorasi “nuk do të shohë kurrë më dritën me sy” dhe “nuk do të dalë kurrë nga burgu”.

Vuçiç ka theksuar gjithashtu se në 15 ditët e ardhshme do të shtohet prania e policisë në rrugë dhe se në periudhën në vijim do të ketë nga një polic në çdo shkollë.

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist me 8 të vdekur në Serbi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore