Lajme

Sulm me raketa drejt Odessa-s, regjistrohen viktima


Rusia ka nisur një sulm me raketa në Odessa në orët e mbrëmjes së 2 majit, duke vrarë dhe plagosur disa persona.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, duke cituar kreun e Këshillit Bashkiak, Maksym Marchenko.

“Armiku qëlloi një raketë në një nga objektet e infrastrukturës së Odessa-s. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur”, shkruan zyrtari në Telegram.

Këshilli i Qytetit të Odessa-s, në lidhje me komandën operative “Jug”, raportoi se ishte goditur edhe një objekt fetar.

“Një tjetër sulm me raketa u krye në rajonin e Odessa-s. Ka goditje në infrastrukturën e qytetit të Odessa-s, në veçanti, një nga ndërtesat fetare u dëmtua”, zbulon më tej reagimi zyrtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore