Lajme

Studentët grekë kundra projekt-ligjit të qeverisë


Studentët e universiteteve në Greqi po përgatiten të “luftojnë” një projekt-ligj arsimor. Sipas tyre ky projekt-ligj do të dëmtojë lirinë e shprehjes në kampus.

Partia Demokracia e Re, ka menduar të krijojë një njësi speciale të policisë vetëm për universitetet. Policia do të jetë e autorizuar për të arrestuar dhe ndëshkuar këdo që sjell probleme në ambientet e kampusit.

Kjo polici nuk do të mbajë armë zjarri por do ketë mundësinë të thërrasë për ndihmë forcat e tjera policore.

Qeveria ka planifikuar të ndërtojë borde disiplinore me kompetenca për të dëbuar studentët e universiteteve.

Pika më e diskutueshme e projekt-ligjit sipas studentëve është “ndalimi për vendosjen e posterave” dhe kujdesi me “ndotjen akustike”.

Rrjeti televiziv, Al jazeera, ka intervistuar disa nga studentët.

“Kemi frikë nga masat disiplinore sepse të gjitha llojet e shprehjes politike, interpretohen si kundërvajtje”, deklaroi Hara Mantadaki, një student i shkencave politike.

Nga ana tjetër, masat e propozuar nga qeveria, si kamerat e vëzhgimit apo prania e rojeve të sigurisë janë pranuar nga studentët.

Përplasjet mes policisë dhe universiteteve në Greqi kanë qenë të shpeshta.

Vitin e kaluar studentët filmuan një polic që qëndronte i armatosur pranë ambienteve të kampusit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore