Shqipëria

Spaho pas përjashtimit nga PD: Vendimi i pavlefshëm, ajo kryesi nuk ekziston


“Vendimi është i pavlefshëm, pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka ekzistuar as me statutin e miratuar në korrik, pasi nuk u respektuan kriteret statutore të zgjedhjes, pasi 60% të saj u emëruan nga Lulzim Basha”.

Deputeti Edmond Spaho ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga radhët e Partisë Demokratike, me vendim Kryesie.

Sipas tij, “në Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mijë delegatë kane shkarkuar Bashën dhe Kryesinë dhe po ashtu 44 mijë anëtarë kanë shkarkuar Bashën”.

“Masat e marra dje kanë synim të largojnë vëmendjen  nga problemi themelor, që kanë demokratët, të cilët më 8 janar Basha i sulmoi me mercenarët e futur në godinën e PD-së dhe më pas me policinë e Ramës u hodhi gaz lotsjellës. Pati 12 të plagosur”.

Për deputetin, kjo tregoi “bashkëpunimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore