Lajme

Sociologu serb: “Serbia s’ka bërë progres, por progres në regres”


Sociologu serb, Ratko Bozhoviç.

“Serbia nuk ka bërë progres, i vetmi progres i Serbisë është progresi në regres”, thotë sociologu serb, Ratko Bozhoviç.

Në një tryezë të organizuar në Beograd me temën mbi trajtimin e gjuhës së urrejtjes në Serbi, në Qendrën Mediatike, Bozhoviç u shpreh se “maja e piramidës së pushtetit” në Serbi, “është tashmë jashtë kontrolli” dhe motivi mbrapa këtij fenomeni.

Gjuha e urrejtjes, fushatat shpifëse ndaj individëve, gjuha e mostolerancës, janë “gjithkund” në sferën publike, tregoi ai.

“Qeveria në hapësira publike imponon ideologjinë qeverisë të udhëheqësve autokratikë, të ndjekjes së ‘liderit’”.

Mungesa e publikut me aftësi gjykimi kritik, sipas sociollogut serb, “e ka prishur tërë pikturën e realietit në Serbi”.

“Njerëzit as që kanë idenë se çfarë po ndodh, janë të keqinformuar, të gënjyer, jetojnë në frikë, pa kurrëfarë ideale demokratike”, shpjegon ai.

Ndërsa në këtë tryezë diskutimi, edhe Profesori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, Zarko Trebjesanin, tha se “gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje e pastërtisë linguistike”.

“Por shumë më e rrezikshme, sepse përjashtimi dhe mostoleranca rriten si top bore nëse gjorat shkojnë keq e më keq. Arrihet në ekstremizëm, stigmatizim, duke e satanizuar armikun, aty edhe arrihet në asgjësimin e tij”, shpjegoi filozofi serb.

“Kjo gjë është dëshmuar edhe në përvojë dhe e dimë se si vijojnë gjërat. Luftërat më brutale, ndodhin kur njerëzit janë të ndarë fetarisht, ideologjikisht, politikisht. Atëherë kemi beteja shfarosjeje”.

Edhe shkencëtari politik, Rade Veljanovski, tha se “lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes” nuk ndodhin koincidentalisht.

“Shpikësit e lajmeve të rrema në Serbi bëjnë jetë më të mira se gazetarët profesionistë dhe ata që kanë etikë në punën e tyre”, u shpreh ai.=

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore