Sport

Skuadrat e Premier League kërkojnë rikthimin e Hazard


Disa klube të Premierligës kanë shprehur interesimin e tyre për nënshkrimin e Eden Hazard të Real Madrid-it në janar.

Chelsea dhe Newcastle United janë në mesin e një numri klubesh që janë interesuar për mundësinë e transferimit.

Megjithatë, është e paqartë nëse vetë lojtari është gati të largohet nga Real Madrid-i për një aventurë të re.

Hazard u la në stol në fitoren e fundjavës së kaluar në El Clasico ndaj Barcelonës, pas së cilës trajneri Carlo Ancelotti tha se “problemi që ka Hazard tani është se ai ka një trajner që preferon një lojtar tjetër”.

Megjithëse ai vazhdoi të lavdëronte etikën e punës të Hazard, ai e bëri të ditur se e preferon Vinicius para tij.

Hazard ishte transferuar nga Chelsea në vitin 2019 për një marrëveshje me vlerë fillestare prej 100 milionë euro, e cila rezultoi si një transferim i mallkuar për të.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore