Shqipëria

“Jo inate me Bushatin; Xhafaj ka pranuar sfidën në pozicion tjetër”


Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, të martën e 9 marsit, ka zhvilluar një konferencë me gazetarët.

Rama, ju është përgjigjur polemikave mediatike për rënditjen e Fatmir Xhafajt dhe mungesen e Ditmir Bushatit në listat e kandidatëve për deputet të PS. Për Fatmir Xhafajn ai është shprehur se “Xhafaj ka pranuar sfidën në pozicion tjetër”.

Sipas kryetarit të socialistëve, kundërshtarët janë “shumë të shqetësuar”. Kjo sepse “ju ka dalë përballë një skuadër që as nuk e prisnin dhe as nuk dinë si ta luftojnë”. Ndërsa për Ditmir Bushatin ai deklaron se “nuk mban mëri dhe inate”.

“Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët për sekretar të përgjithshëm i OSBE-së dhe i kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë. Unë kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë”, deklaron Rama.

Sa i përket mungesës së ish-ministrit Lleshajt, Rama ka sqaruar se “ai nuk erdhi nga PS”.

Kreu i socialistëve është shprehur pozitiv në arritjen e objektivave bazë në qarkun e Durrësit dhe Vlorës. Ndërkohë ka sqaruar se, pas fitores së tij, do të vendosë në cilin qark të qëndroje.

“Durrësit dhe Vlorës, unë kam bindjen që objektivi baze do të realizohet, po dilema është ku do rri. Do rri aty ku do më duan më shumë”, thekson ai.

“Skuadra e PD-së zhgënjyese; listat e LSI-së si magazinë private”

Ai ka ironizuar dhe listat e kandidatëve për deputet të partive opozitare.

“Skuadra e PD-së është zhgënjyese dhe për mua. Ndërsa lista e LSI-së është lista për SPAK-un dhe për OFL-në.

Kandidatët e LSI-së i ka quajtur si “një magazinë private”, ku sipas tij, “administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra e blen vota”.

Duke shpjeguar kandidatët e listës së PS-së, Rama tregon se janë 10 gra në vendin e parë në çdo qark, nga 12 përfaqësues të shoqërisë dhe partisë. Ndërsa 7 nga 12 përfaqësues janë “prurje të reja”, që sipas tij vijnë me kontribute në komunitet, me kontribute shoqërore.

Për komunitetin çam, kryeministri shprehet se i ofron komitetit çam një “alternativë të ndershme” përballë ofertës që i bën Partia Demokratike.

Rama ka treguar se slogani i PS është “Shqipëria e ardhmja jonë”.

“Shqipëria e ardhmja jone është motoja, slogani që kategorizon më mirë se sa opsionet e tj, përpjekjen tonë dhe përmbajtjen e kësaj përpjekje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore