Shqipëria

Escobar: Opozita të gjejë rrugën e saj, mos të drejtohet nga dikush që na kujton kohët e vështira


Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90.

Kështu deklaroi zëvendës ndohmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, sa i takon gjendjes së oppzitës shqiptare.

Escobar në emisionin Balkan Debrief të Ilva Tares theksoi se shpreson që përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj.

“Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane”.

Më tej ai foli edhe për situatën në Shqipëri.

Për Escobar, Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore