Lajme

Skoci/ Miliona salmonë ngordhin nga parazitët (VIDEO)


Miliona salmon të ngordhur, të grumbulluar në një varr masiv, si një deponi,  e gati për t’u varrosur. Kjo është fytyra “e padukshme” e fermave të salmonit në Skoci. Këto të denoncuara ditët e fundit nga dy hetime të ndara ndërkombëtare.

Një industri në zgjerim

Gjatë 10 viteve të fundit, bujqësia e salmonit në Skoci ka përjetuar një epokë të artë, me ritme rritjeje deri në 41% . Në 2019-ën, vendi prodhoi gati 200 mijë ton salmon Atlantik. Ky kryesisht i destinuar për eksport, dhe synon të dyfishojë prodhimin deri në 2030-ën.

Miliona euro të fondeve evropiane kontribuuan për të mbështetur këtë rritje të industrisë. Këto të siguruara nën Fondin Evropian për Çështjet Detare dhe Peshkimin. Në fakt, Komisioni Evropian e konsideron zhvillimin e akuakulturës një element kryesor të të ashtuquajturës Ekonomia Blu dhe Marrëveshja e Gjelbër.

Fermat e sëmura

Sipas sondazhit të Ferret, “niveli i vdekshmërisë së salmonit të rritur në Skoci është katërfishuar gjatë dy dekadave të fundit”. “45% e peshqve të ngordhur përfundojnë në varre masive, digjen, ose shkojnë në deponi si mbeturina”, zbulojnë hetuesit.

Për hetimin, industria skoceze e salmonit u përgjigj se kufomat “menaxhohen në përputhje të plotë me rregulloret e qeverisë skoceze” dhe se po punon për të aktivizuar format e “ekonomisë rrethore” rreth kësaj sasie të madhe të materialit organik të hedhur në mbeturina.

Një numër kaq i lartë i salmonit që ngordhi para kohe varet nga përhapja e parazitëve dhe sëmundjeve në fermat intensive të “liqenit” skocez. Sipas të dhënave të botuara në vitin 2020 nga Inspektorati Shëndetësor i Peshkut, 64% e vdekjeve të regjistruara në 2019 varen nga sëmundjet dhe trajtimet shëndetësore të kryera.

Në fund të hetimit të tyre, hetuesit raportuan “shkelje shumë serioze të mirëqenies së kafshëve”. “Morrat e detit dhe sëmundjet u gjetën në çdo institucion, me një ndikim dramatik në cilësinë e jetës së salmonit”, shkruajnë ata në raport.

Morrat e detit janë parazitë që ushqehen me gjak dhe mukus të peshkut siç është salmoni. Përhapja e këtyre organizmave në fermat e salmonit në Atlantik është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga disa grupe gazetareske dhe mjedisore në vitet e fundit.

Sipas Agjencisë Skoceze të Mbrojtjes së Mjedisit (SEPA), autoritetet në Skoci autorizojnë përdorimin e 16 përbërësve aktivë kimikë brenda fermave. Prej tyre, gjashtë janë antibiotikë, pesë janë ektoparaziticide, dy janë antifungale dhe tre janë anestetikë.

Organizata e prodhuesve skocezë të salmonit mbron veten duke deklaruar se “shpenzimet e ilaçeve të industrisë skoceze të salmonit ranë me 47% midis 2015 dhe 2018” dhe trendi vazhdon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore