Gatimi

Si të ruani bananet të freskëta


Nese do flaism për ushqimet, të gjithë shafqim interes se si ato të qëndrojnë sa më gjatë, dhe sa më të freskëta.

Me këtë trik të dobishëm, bananet do të qëndrojnë të freskëta, të forta, të shijshme dhe kryesisht të verdha më gjatë.

Bananet janë shumë të shëndetshme, përmbajnë shumë minerale, vitamina  fibra dhe janë të mira për t’u ngrënë çdo ditë.

Banania e pjekur ka njolla të vogla kafe dhe është shumë e ëmbël. Njollat formohen ndërsa një enzimë zhvillohet në këtë frutë që përshpejton procesin e pjekjes.

Në disa dhoma, bananet piqen më shpejt – në një apartament që nxehet në njëzet gradë celsius. Njollat kafe janë një shenjë e mirë që banania po piqet.

Sidoqoftë, zonat e mëdha kafe ose kur banania është nxirë plotësisht janë të këqija, është një shenjë që është e pjekur dhe ka shije të keqe.

Çfarë duhet të bëni për të mbajtur banane të freskëta për më gjatë?

E vetmja gjë që ju nevojitet janë foli transparente që ndoshta keni tashmë në kuzhinën tuaj. Thjesht mbështillni bananet me pak foli, pasi kjo ngadalëson procesin e pjekjes dhe do të habiteni se sa mirë funksionon.

Bananet që i ruani në këtë mënyrë mund të qëndrojnë të freskëta për një javë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore