Gatimi

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ‘kumbari’ i tostit me avokado, Bill Granger


Kuzhinieri i njohur australian Bill Granger – “kumbari” i tostit me avokado – ka ndërruar jetë.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në një spital të Londrës në ditën e Krishtlindjes, në moshën 54-vjeçare, me gruan dhe tre vajzat pranë tij.

“Ai do të mbahet mend si Mbreti i Mëngjesit, sepse e ktheu ushqimin jo modest në diçka të veçantë të mbushur me diell”, kanë thënë ata.

Sakaq, shkaku i vdekjes nuk është bërë publik nga familjarët e tij.

Gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, Granger botoi 14 libra gatimi, bëri shfaqje të shumta televizive gatimi, hapi më shumë se një duzinë restorante në mbarë botën dhe fitoi legjione fansash – shumë bashkëmoshatarë të tij.

Të famshëm, duke përfshirë aktorin australian Hugh Jackman, ish-gjyqtarin e Masterchef Australia, Matt Preston dhe legjendën e kuzhinës Jamie Oliver, ishin ndër ata që i bënë homazh yllit si një burrë i sjellshëm, i gjallë dhe simpatik.

Granger e filloi karrierën e tij në vitin  1993, pasi la shkollën e artit për të hapur restorantin e tij të parë në Sydney kur ishte vetëm 23 vjeç.

Bills u bë e njohur për pjatat e thjeshta si buka e thekur me avokado, petullat me rikota me gjalpë e mjaltë dhe kafeja me cilësi të lartë.

Popullariteti i tij shpërtheu dhe prej andej ai hapi më shumë kafene në Japoni, Kore dhe Londër, ku krijoi edhe një zinxhir të quajtur Granger & Co.

Në janar, Granger u njoh me Medaljen e Urdhrit të Australisë – një nga nderimet kryesore të vendit – për kontributin e tij në turizëm dhe mikpritje.

Në vitin 2019, shefi i kuzhinës reflektoi mbi themelet modeste të perandorisë së tij të mëngjesit.

“Unë i kam bërë të gjitha këto gjëra të jashtëzakonshme, vetëm nga pëlqimi për të gatuar petulla dhe vezë të fërguara, gjë që është shumë e mahnitshme”, ka thënë ai asokohe.

Granger ka lënë pas gruan dhe partneren e tij të biznesit, Natalie Elliott, dhe tre vajzat e tij, Edie, Inès dhe Bunny.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore