Libra

“Shqipëri-Itali, udhëtim vajtje-ardhje”, histori solidariteti në librin e Ilaria Lia-s


Një histori që të rikthen 30 vjet pas, në periudhën e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë. Aty tregohet shumëçka për atë kohë, edhe për solidaritetin e shfaqur nga banorët puljezë pas mbërritjes të fluskit të parë të emigrantëve shqiptarë në Puglia.

Flasim për librin “Shqipëria vajtje-ardhje në Itali”, shkruar nga Ilaria Lia, i cili i kushtohet 30-vjetorit të eksodit të madh shqiptar.

Në komunën Presicce–Acquarica rrëfehen histori profesionesh, lidhjesh të forta dhe, mbi të gjitha, shumë “solidaritet njerëzor”.

Vëllimi, i përfshirë në serinë Graffiti, gjurmon momentet e spikatura të historisë shqiptare, duke filluar nga pushtimi italian.

Më pas rindërtohen aktivitetet dhe projektet e solidaritetit të zbatuara (nga viti 1991 deri në vitin 2000) nga shoqata “Caritas” italiane, së bashku me të gjitha Caritas-et Dioqezane nga veriu në jug të gadishullit, të ndihmuar nga qindra vullnetarë.

Rreth librit

Në librin mbi eksodin e madh shqiptar drejt Italisë, përmblidhen 30 vjet histori.

“Por aty ka një histori tjetër, aq të madhe sa është harruar, e cila e sheh solidaritetin njerëzor si protagonist. Refugjatët janë njerëz”, shkruan autorja.

“Anijet, të cilat zbarkuan në Brindisi dhe Bari në 1991-n ishin plot me njerëz”, shkruan gazetarja, “të mbushur plot me hidhërim, por dhe shpresë”.

Ardhja e anijes “Vlora” në portin e Barit daton më 8 gusht 1991, me ngarkesën e saj të shpresës dhe shumë vuajtje.

Por çfarë ndodhi para dhe pas ankorimit në portin e kryeqytetit apulian?

“Në libër rrëfehet historia e një populli, që përpiqet të çlirohet nga mjerimi, marrëdhëniet e kaluara dhe pas vdekjes me vendin fqinj, veprimet kryesore të solidaritetit të zbatuara nga Kisha Katolike dhe shoqëria civile në dekadën e parë me kufijtë e rihapur: një shenjë vëllazërimi dhe promovim shoqëror, duke respektuar lirinë individuale dhe dinjitetin njerëzor ”, sqaron autorja.

Ky libër do të jetë i disponueshëm online, duke filluar nga 2 gushti (duke kontaktuar shtëpinë botuese [email protected] , ndërsa nga muaji shtator do të jetë në librari.

Kush është Ilaria Lia?

Ilaria Lia, një gazetare profesionale e pavarur, menaxhon zyrën e shtypit të organeve dhe shoqatave kombëtare, si “Cesap, Qendra për Studime mbi Abuzimet Psikologjike”.

Ndërmjetësuese kulturore dhe mësuese e italishtes për të huajt, ajo është bashkautore e veprës “Një huall mjalti. Portrete dhe histori të dyzet grave Salento”.

Në vitin 2018, ajo redaktoi për të njëjtin botues “Mësova nga milingona, ëndrra e një afgani për paqen në Itali ”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore