Kosova

Shkeljet e kompanisë “Kosmonte Foods”, të cilës ia dha Qeveria Kurti 25 hektarë për 99 vjet


Foto nga arkivi. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari gjatë vizitës tek kompania “Kosmonte Foods”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), kompanisë “Kosmonte Foods” i ka dhënë në shfrytëzim pronë të shtetit prej 25 hektarëve për 99 vjet ndonëse e njëjta kishte bërë shkelje të kushteve të kontratës, tentim për këmbim prone në mënyrë të kundërligjshme, u padit në gjykata e po ashtu të njëjtit janë nën hetim nga policia.

Mediumi “Periskopi”, përmes një humtimimi ka siguruar dokumente që datojnë nga viti 2010 e deri tek nënshkrimi i kontratës nga ministrja Rozeta Hajdari – e cila mundësoi që kjo kompani të bëhet investitor strategjik.

Kompania “Kosmonte Foods” shkeljen e parë të kontratës e kishte bërë në vitin 2017, e njëjta më pas kishte bërë përpjekje për ndërrimin e pronave përmes Komunës së Fushë Kosovës, e më pas duke tentuar që ta vazhdoj kontratën me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës.

Kompanisë iu dha toka, edhe pse një kompani tjetër kishte kontratë dhe paguante qera për të, kjo u mundësua përmes ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.

Ndonëse, në vitin 2023 u publikua vendimi se Qeveria e Kosovës ia kishte dhënë kësaj kompanie për 99 vjet 25 hektarë tokë ministrja Hajdari, kishte thënë se kompania në fjalë është tërësisht e pastërt.

Këtë justifikim e kishte gjetur Hajdari gjatë përballjes që kishte pasur me opozitën nga të cilët thuhej se kompania kishte padi nëpër gjykata për shkelje të kushteve të kontratës.

Hulumtimi i plotë nga mediumi “Periskopi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore