Lajme

Shembet hoteli në Kinë – 17 të vdekur, pesë të plagosur


GETTY IMAGES

Rreth shtatëmbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën pas shembjes sё hotelit në qytetin lindor kinez të Suzhou.

Pas 36 orësh operacionesh kërkimi, punëtorët e shpëtimit arritёn tё gjejnё poshtё rrёnojave 23 njerëz, gjashtë prej të cilëve të gjallë.

Hetimi paraprak zbuloi se shembja ishte shkaktuar nga njё ndryshim, pёr të cilin thuhet se pronari kishte bёrё kohёt e fundit nё strukturёn e ndёrtesёs, sipas Global Times.

Po ashtu, ndёrtesa u ishte nёnshtruar rinovimeve tё ndryshme gjatё viteve tё fundit.

“Dikur ndërtesa kishte vetëm tri kate, por me kalimin e viteve ata kanë shtuar kate shtesë”, tha njё banor pёr Red Star News.

Qeveria Provinciale Jiangsu tha se një ekip hetimesh po punonte pёr zbardhjen e ngjarjes, duke shtuar se “individët përkatës do të përballen me akuza penale”.

Shembja e hotelit Siji Kaiyuan, në Suzhou ndodhi të hënën pasdite në 15:33 me kohën lokale. Më shumë se gjashtë qind punonjës shpëtimi u vendosën në vendin e ngjarjes.

Fillimisht besohej se brenda hotelit me 54 dhoma ndodheshin 18 persona në kohën e shembjes, por më vonë u zbulua se pesë mysafirë ishin të paregjistruar.

Nga gjashtë personat e gjetur të gjallë, pesë janë të plagosur, por në gjendje të qëndrueshme.

Rëniet e ndërtesave në Kinë kanë qenë në të kaluarën të lidhura me cilёsinё e dobët të ndërtimit.

“Vitin e kaluar, 29 njerëz vdiqën pas një shembjeje hoteli në provincën Fujian.  Më vonë hetuesit zbuluan se kishte ‘probleme serioze’ në ndërtimin e hotelit”, tha agjencia e lajmeve, Xinhua.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore