Shefi i OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), Zbigniew Rau, do ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në një udhëtim që fillon me këtë të hënë, 11 qershor dhe përfundon me 15.
Rau veç shef i OSBE-së është edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë.
Lajmi për udhëtimin e tij në Ballkan është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e OSBE-së.
Arsye e vizitës thuhet të jetë takimi me liderët politikë dhe institucionalë dhe diskutimi rreth angazhimeve të Polonisë në rajon si udhëheqëse e OSBE-së.
Sipas itinerarit, Rau në Serbi do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç.
Në Sarajevë, ai do të takohet me anëtarët e kolegjiumit të Parlamentit Boshnjak dhe zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme, Josip Brkiç.
Kurse në Kosovë, Rau fillimisht takon presidenten, Vjosa Osmani, më pas kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, zëvendës-kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtem, Donika Gërvalla dhe më pas edhe ministrin për Kthim dhe Komunitetet, Goran Rakiç.
Shefi i OSBE-së gjithashtu do ta vizitojë edhe Komisionin Qendror Zgjedhor.
Gjatë vizitës, ministri Rau do të takohet gjithashtu edhe me operatorët e OSBE-së në terren dhe anëtarë të shoqërisë civile, thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon nga ministrja e Katarit rritje të bashkëpunimit
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Kurti lavdërohet me punën në shëndetësi: Para tre vitësh pacientët kanë paguar 80%, tash shteti ua përgjysmon pagesat
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës