Film

Sezoni i dytë i “Squid Game” do të shfaqet në Netflix në vitin 2024


Sezoni i dytë i shumëpritur i “Squid Game” do të shfaqet premierë më vonë këtë vit.

Netflix njoftoi sezonin e dytë të serialit dramatik të mbijetesës në gjuhën koreane nga krijuesi Hwang Dong-hyuk, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

“Duke parë përpara, pavarësisht nga goditjet e vitit të kaluar që shtynë lançimin e disa titujve, ne kemi një plan të madh dhe të guximshëm për vitin 2024. Publiku do të jetë në gjendje të zgjedhë nga dramat e rikthyera si ‘The Diplomat’ , ‘Bridgerton’ , ‘Suqid Game’ dhe ‘Empress’”, u tha në njoftim.

Ekzekutivët e Netflix konfirmuan gjithashtu se sezoni katërt i “Emily in Paris” do të nisë më vonë këtë vit.

Sezoni i parë me nëntë episode i “Squid Game” i Dong-hyuk filloi në vitin 2021. Drama rreth një gare vdekjeprurëse midis konkurrentëve të varfër për të fituar 45.6 miliardë dollarë, rezultoi të ishte një sukses i madh i të gjitha kohërave për Netflix dhe u nominua për 14 çmime “Emmy”, duke përfshirë serialin më të mirë dramatik (i pari për një serial në gjuhën jo-anglisht), dhe përfundimisht duke fituar gjashtë prej tyre.

“Squid Game” gjithashtu bëri histori në “Screen Actors Guild Awards 2022” duke u bërë seriali i parë joanglisht dhe seriali i parë korean që shënoi nominime për aktorët në një serial dramatik, aktor në një seri dramatike (Lee Jung-jae) dhe aktore në një serial drama (Jung Ho-yeon).

Lee Jung-jae dhe Ho-yeon fituan çmimet e tyre.

“Squid Game” gjithashtu fitoi tre çmime “Golden Globe”, duke përfshirë dramën më të mirë televizive.

Pas muajsh spekulimesh nëse seriali do të kishte apo jo një sezon të dytë, Netflix konfirmoi në janar të vitit 2022 se do të vazhdonte me një sezon të radhës.

Dhe tani, gjërat duken të jenë përafruar, por akoma s’është zbuluar data e saktë e publikimit të sezonit të dytë të “Squid Game”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore