Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 29 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 17 mijë e 105 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 36 mijë e 830 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 2 mijë e 694 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 117 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 181 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 501 mijë e 621 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.88 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 20 janar 2022, në vend janë testuar gjithsej 7 milion e 776 mijë e 967 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin