Kosova

Selakoviç: “Politika e Kurtit është që Beogradin ta vendosë në pozicion njohës ndaj Kosovës”


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç

“Politika e [Kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit ka për qëllim që Beogradin ta vendosë në një pozicion që Kosova të jetë shtet, por jo vetëm Kurti”.

Kështu është shprehur kryediplomati serb, Nikolla Selakoviç, duke komentuar vendimet e qeverisë së Kosovës në lidhje me targat ilegale serbe dhe reciprocitetin e letërnjoftimeve.

Selakoviç tha se Kurti “nuk qëndron vetëm” dhe se ka edhe disa vende të Perëndimit që e miratojnë qasjen e tij.

“Ne nuk duhet të jemi të befasuar sepse dikush po provon ta bëjë tërë kohën këtë. Politika e Kurtit është që Beogradin ta bëjë të jetë i etur mbi ujë”, i ka thënë ai televizionit serb “Pink”.

Mes tjerash, kryediplomati serb tha “Perëndimi refuzon të dëgjojë” Serbinë duke iu referuar vendimeve të qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian, ku u shtua amandamenti që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve “të jetë i bazuar në njohje të ndërsjellë”, Selakoviç u shpreh se nuk ishte befasi.

“Shpesh më duket që Brukseli nuk e di çfarë dëshiron. Ne ndryshojmë dhe rreshtohemi me standardet të cilat i ndjekim, dhe në anën tjetër, a na duan ose jo varet prej tyre. Është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë të zhvillohet ekonomikisht dhe të mos stagnojë”, tha Nikolla Selakoviç.

Gjithashtu foli për vizitën e fundit në Ghana të Afrikës, për të cilën tha se ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, për çka tha se do të hapin edhe një ambasadë.

“Ambasada jon në Accra do të jetë ambasada e vetme e një vendi ballkanin. Do të na ndihmojë të zhvillojmë marrëdhënie jo vetëm me Ghana-n por edhe me vendet e rajonit atje. Ajo është sa 14 ambasada në klimën afrikane”, ka thënë kryediplomati serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore