Lajme

Selakoviç: Nëse Kosova aplikon për anëtarësim në KE, Serbia s’rrinë duarkryq


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, ka deklaruar se Serbia në rast se Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të aktivizojë çdo politikë të mbrojtjes së interesave të Serbisë në Kosovë dhe në fushën e mjeteve politike dhe diplomatike.

Ai i tha në RTS se Serbia nuk do të rrijë duarkryq, duke shtuar se “kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq duke shkelur brutalisht marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, gabohet”.

“Ne do të luftojmë në çdo mënyrë të mundshme. Po, ka interes të Prishtinës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, i cili është i madh për elektoratin. Federata Ruse nuk është më në Këshillin e Evropës, por vendoset me shumicë të thjeshtë dhe nuk është sekret që Prishtina ka shumicën e anëtarëve të Këshillit të Evropës në anën e saj”, tha Selakoviç.

Selakoviç shtoi se Perëndimi tashmë në njëfarë mënyre do të kërkojë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, “por se Serbia po lufton që të mos shkojë në atë drejtim”.

“Ne do të luftojmë edhe kundër faktit që Kosova të mos tregohet në harta si shtet i pavarur”.

Kryediplomati serb bëri të ditur gjithashtu se do të marrë pjesë në drekën e punës ministrore në Bruksel më 16 maj, ku një nga temat kryesore do të jetë Ballkani Perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore