Sport

Schweinsteiger-i kandidat për të zëvendësuar Bobiç-in te Eintracht-i


Ish-ylli i mesfushës së Bayern Munich-ut dhe Kombëtares së Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger-i po shihet si kandidati i mundshëm për të marrë postin e drejtorit sportiv të Eintracht Frankfurt-i, raporton Sport Bild.

Fredi Bobiç-i sipas gazetarëve do të pasohet nga 36-vjeçari. Schweingsteiger-i nuk ka provuar asnjëherë më parë punë administruese, që nga koha kur u tërhoq nga futbolli profesionist në 2019.

Aktualisht punon si ekspert për kanalin publik gjerman ARD 1 dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ai mund të kalojë në Frankfurt.

Kampioni i Botës ka lënë përshtypje të mirë në karrierën e tij të shkurtër si analist i ndeshjeve. Për shumë persona ai ngjason me Jurgen Klopp-in, në kohën kur analizonte taktikat e skuadrave në Kupën e Botës në 2006.

Frankfurt-i nuk e liroi javën e kaluar, Bobiç-in, nga kontrata që kanë, derisa të gjejnë një emër të ri për ta zëvendësuar 49-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore