Kosova

Sarrazin në Kosovë, do të takohet me Kurtin


Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë këtë të martë për vizitë në Kosovës.

Sipas njoftimit për media të Qeverisë, Sarrazin do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në ora 21:30.

Ndryshe, Sarrazin këtë muaj në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, pati thënë se largimi i 25 për i e policisë nga Veriu ndonëse është pozitiv nuk mjafton.

“Bashkimi Evropian ka një plan të qartë me tre pika që nuk nënkupton largimin e prezencës së forcave speciale të policisë në Veri dhe pranë ndërtesave komunale, dhe ulja prej 25 për qind është një hap drejt kësaj, por qartësisht që nuk përmbush kërkesat e Unionit”, tha Sarrazin.

Qeveria e Kosovës uli për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe pranë ndërtesave komunale në Veri si hap i parë për të de-përshkallëzuar situatën në këtë pjesë të vendit, megjithatë një gjë e tillë nuk ishte e mjaftueshëm as për BE-në, meqë sipas tyre heqja e masave ndëshkuese që Unioni i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Kosova dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në Veri.

Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë të hënën, ka thënë se nuk do të shpallen zgjedhjet në Veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja ndaj Kosovës.

Njëjtë si zëvendësi i tij, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për njërën nga gazetat më të lexuara kroate “Vecernji List”, ka kritikuar sërish qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Plani tre-pikësh i BE-së parasheh tërheqjen e njësive elitare të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në Veri, tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme atje dhe garancën e serbëve lokalë se do të marrin pjesë në zgjedhje.

BE-ja ka vendosur masa ndaj Kosovës në fund të qershorit, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës dhe mos-gatishmërisë së Qeverisë për të shtensionuar situatën në këtë pjesë të vendit sipas kërkesave të Unioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore