Sport

Salah është dëshira e dytë e Barcelonës


Erling Haaland është dëshira kryesore e Barcelonës për të marrë sulmin e tyre.

Mirëpo, katalanasit gjenden në një konkurrencë të fortë, pasi Manchester City dhe Real Madrid janë në garë transferimin e sulmuesit sulmuesin norvegjez.

Por, nëse Barcelona dështon ta transferojë Haaland-in gjatë verës së ardhshme, atëherë ata do të provojnë për yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle, “As”, Barcelona do të synojë transferimin e egjiptianit gjatë verës së ardhshme.

Salah nuk po arrin marrëveshje me Liverpool-in për rinovimin e kontratës, andaj nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga skuadra angleze.

Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga “Anfield” dhe katalanasit mund ta transferojnë atë për një shumë mbi 50 milionë euro.

Kujtojmë që Salah është pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma për shumën e 42 milionë eurove.

Ai deri më tani ka realizuar 238 paraqitje me Liverpool-in në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 153 gola.

Me fanellën e Liverpool-it, 29 vjeçari ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për klube dhe Kupën e Ligës në Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore