Lajme

Rusia paralajmëron SHBA-në: Evitoni luftanijet në Crime


Deklarata të forta vijnë nga Kremlini, ku amerikanët janë quajtur kundërshtarë dhe anijet luftarake të SHBA-së, janë paralajmëruar të qëndrojnë larg zonës së Crimea-s, “për të mirën e tyre”.

Sipas Moskës zyrtare, “dalja e tyre në detin e Zi është një provokim i hapur ndaj nervave ruse”.

“SHBA-ja është një kundërshtar i yni dhe bën gjithçka mundet për të minuar pozicionin rus në skenën botërore”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

“Nuk shohim asnjë element tjetër në afrimin e tyre. këto janë përfundimet tona”.

Këto komente nga Ryabkov, janë në mënyrë drastike të kundërta me qëndrimet e fundit nga Rusia. Gjatë kësaj kohe, ata i janë referuar amerikanëve si “partnerë”.

Rusia aneksoi Crimea-n nga Ukraina në vitin 2014. Dy anije amerikane do të mbërrijnë në detin e Zi këtë javë, pas tensioneve që janë ngritur në kufirin Rusi-Ukrainë, në zonën e Donbasit.

Një konflikt i gjatë midis ukrainasve dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, vijon prej kohësh në rajon. Sipas qeverisë ukrainase, mbi 14 mijë persona kanë mbetur të vrarë gjatë kohës së konfliktit.

Tensionet e larta kanë shtyrë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të zbresë në fushëbetejë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore