Lajme

Cameron anuloi takimin me Begajn, zbulohet arsyeja e vërtetë


Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, anuloi këtë të mërkurë të 22 majit një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Si arsye u dha agjenda e ngjeshur e sekretarit.

Britanikja “The Telegraph” shkruan se Cameron po kthehet më herët në mënyrë që të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit të sotëm.

Kjo, duke shtuar spekulimet në rritje se Rishi Sunak mund të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme gjatë verës.

Sekretari i Jashtëm ishte në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Downing Street rreth orës 16:00.

Një burim i përditshmes britanike në Ministrinë e Jashtme pohoi se ata nuk e dinin se çfarë do të diskutonte kabineti.

Ndërkohë, Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, e vonoi udhëtimin e tij për në shtetet baltike për të marrë pjesë në një takim të NATO-s me dy orë – në mënyrë që të mund të merrte pjesë në kabinet.

Jeremy Hunt, kancelari, është tërhequr nga një paraqitje e planifikuar në programin e ITV-së sonte.

Sunak refuzoi të përjashtonte se mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të verës kur iu bë një pyetje e tillë.

Kryeministri do të përsëriste vetëm fjalën e tij të njohur se do të ketë një garë “në gjysmën e dytë të këtij viti”.

Shqipëria është një histori suksesi dhe duhet ta festojmë këtë, thotë Cameron

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore