Kampionate

Ndërron jetë papritur portieri 26-vjeçar i Malit të Zi


Matija Sarkic

Portieri i Millwall dhe Malit të Zi, Matija Sarkic, ka vdekur në moshën 26-vjeçare, ka njoftuar klubi.

Një deklaratë klubi anhlez tha se “është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar” vdekjen e Sarkic, i cili bëri 33 paraqitje për Luanët që kur u bashkua nga Wolverhampton Wanderers në gusht të vitit të kaluar.

Ai u raportua se ishte sëmurë papritmas në një apartament në qytetin e Budvës, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare.

Ambulancat u thirrën rreth orës 6:30 të mëngjesit, por fatkeqësisht 26-vjeçari nuk ia doli.

Portieri i Malit të Zi, i lindur në Grimsby, i cili u bashkua me Luanët nga Wolves verën e kaluar, bëri 31 paraqitje në Championship gjatë sezonit 2023-24.

Sarkic erdhi përmes akademisë së Aston Villa-s dhe kaloi kohë në huazim te Wigan dhe Livingston përpara se të transferohej te Wolves pa bërë një paraqitje të lartë për klubin.

Pasi shijoi periudha të mëtejshme huazimi te Shrewsbury, Birmingham dhe Stoke, Sarkic u transferua te Millwall me një marrëveshje të përhershme verën e kaluar, pasi kishte luajtur vetëm tre herë për Wolves.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Klubi i Futbollit Millwall është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar se Matija Sarkic ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare”.

“Sarkic, portieri numër një i Luanëve, bëri 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton Wanderers në gusht 2023. Një ndërkombëtar malazez, Matija përfaqësoi me krenari vendin e tij në shumë raste”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore