Lajme

E djathta ekstreme e Evropës në kaos, kandidati gjerman i AfD-së jep dorëheqjen


Kandidati kryesor për AfD-në gjermane në zgjedhjet parlamentare evropiane ka dhënë dorëheqjen nga lidershipi i partisë së ekstremit të djathtë.

Maximilian Krah, i cili fundjavën e kaluar i tha gazetës italiane “La Repubblica” se SS, forca kryesore paraushtarake e nazistëve, “janë jo të gjithë kriminelë”.

Këtë të mërkurë ai deklaroi se komentet e tij “po keqpërdoreshin si pretekst për të dëmtuar partinë”.

Partia e Marine Le Pen, “Rassemblement National” (Tubimi Kombëtar), ka ndërprerë lidhjet me “AfD-në” e ekstremit të djathtë gjerman.

“Lega” e Matteo Salvinit gjithashtu iu bashkua vendimit.

“Ne jemi në një linjë të përkryer dhe të dakordësuar pas intervistës për La Repubblica’ të Maximilian Krah, në të cilën eurodeputeti pretendoi se ‘unë kurrë nuk do ta pranoj se kushdo që mbajti një uniformë SS ishte automatikisht një kriminel”.

Një reagim shumë i ashpër erdhi nga Parisi, nga e djathta franceze.

“Ne nuk do të jemi më aleatë me AfD-në në legjislaturën e ardhshme”.

Ky është njoftimi për “La Repubblica” nga Thibaut François, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare në Strasburg për partinë e Le Pen.

Deputeti shtoi gjithashtu se vendimi do të zbatohet “direkt” pas zgjedhjeve të 9 qershorit, kur do të vendoset përbërja e grupit.

Kreu i kabinetit të partisë së Le Pen-it, Jordan Bardella, e ka komunikuar ndarjen zyrtare për gazetën “Libération”.

Ndërkaq, François kundërshton drejtpërdrejt Krah-in, i cili në bisedë kishte ngritur dyshime për mundësinë që grupi i tyre të arrijë në shtatë vendet e nevojshme për të formuar një grup në Strasburg.

“Vendimi nuk do të ketë asnjë ndikim te grupi jonë në legjislaturën e ardhshme, duke qenë se ne mburremi me një numër të mjaftueshëm kombësish për të mbajtur grupin tonë politik”.

Në javët e fundit “ La Repubblica” kishte dhënë gjithashtu një rrëfim të pakënaqësisë së rëndë që ishte zhvilluar në partinë e Le Pen ndaj ultra të djathtës gjermane, fajtore për shpërthime të shpeshta ekstremiste.

Aq sa partia po mendonte tashmë një shkëputje me gjermanët.

Pakënaqësitë që janë përkeqësuar nga skandalet më të fundit që kanë përfshirë edhe Krah: një nga bashkëpunëtorët e tij u arrestua sepse u akuzua si spiun kinez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore