Lajme

Rusia mohon nxjerrjen e dokumentit të bisedimeve të sigurisë së SHBA-ve


Rusia mohoi të premten publikimin e përgjigjes me shkrim të Shteteve të Bashkuara ndaj kërkesave të saj për garancinë e sigurisë në gazetën spanjolle “El Pais”, pasi nënsekretarja e shtetit Victoria Nuland fajësoi Moskën për rrjedhjen.

Duke komentuar pretendimet e Nuland-it të bëra në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “TASS”, ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara i quajti ato “çuditëse” dhe tha se “në vend që të fokusohet në thelbin e shqetësimeve ruse, pala amerikane po angazhohet në teori konspirative”.

Moska ka kërkuar garanci nga Washington-i dhe NATO se Ukraina nuk do të lejohet të bashkohet me bllokun ushtarak.

Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon planifikimin e një pushtimi dhe i ka përshkruar stërvitjet Aleate “Resolve” me Bjellorusinë si një provë për të zmbrapsur agresionin e jashtëm.

Ajo nuk ka bërë të ditur madhësinë e forcave të saj atje, por thotë se do të tërhiqen pas stërvitjeve.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë refuzuar kërkesat ruse për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe për të tërhequr forcat aleate dhe sistemet e armëve nga Evropa Lindore, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për të folur për kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se perëndimi kishte injoruar shqetësimet kryesore të Rusisë dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqeshin ta joshin atë në luftë, por ai tha se Rusia ishte ende e interesuar për dialog.

Me bisedimet diplomatike tërësisht në ngërç dhe pa avancim pozitiv, fryma e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimi po rritet. Shqetësimet për një mësymje të mundshme nga Moska janë të larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore